Kosovë

79 raste të reja me COVID-19 në Kosovë, asnjë viktimë në 24 orë

Përditësimi i fundit: 30/06/2020 - 22:03
Text size Aa Aa

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar të martën në mbrëmje për 79 raste të reja me coronavirus, ndërsa janë shëruar 71 pacientë.

Rastet janë zbuluar nga 210 teste nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren.

Numri total i rasteve pozitive ka shkuar në 2.878 raste nga 23.780 persona të testuar. Të shëruar janë 1 577 kurse raste aktive mbeten 1 250 persona.

Deri tani në Kosovë ka 51 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

Tregime të lidhura