Kosovë

Në Klinikën Infektive në Kosovë po trajtohen 111 pacientë me COVID-19, 66 prej tyre në kujdesje intensive

Përditësimi i fundit: 30/06/2020 - 10:53
Text size Aa Aa

Në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ndodhen të shtruar 111 pacientë të infektuar me Covid-19. Kosova Press raporton se 66 raste janë duke u trajtuar në reparte me oksigjeno-terapi dhe përkujdesje intensive.

Në repartin e Mjekimit Intensiv të kësaj klinike po marrin  trajtim 6 raste, 2 prej tyre në gjendje të rëndë duke u trajtuar me oksigjeno-terapi dhe përkujdesje intensive, si dhe 4 raste janë në gjendje kritike për jetën.

Në objektin e Mjekësisë Sportive janë të shtruar 5 pacientë, njëri prej tyre i intubuar, ndërsa në Klinikën e Pomologjisë  22 qytetarë po trajtohen me oksigjeno-terapi.

Autoritetet shëndetësorë dhe ato shtetërore kanë ftuar qytetarët të tregojnë kujdes, të ruajnë distancën fizike, të mbajnë maska dhe të zbatojnë protokollet higjieno-sanitare.