Kosovë

​Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës Arbërie Nagavci e cilëson si “skandaloz” fjalimin e Thaçit

Përditësimi i fundit: 30/06/2020 - 08:55
Text size Aa Aa

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci e ka quajtur “skandaloz”  fjalimin e presidentit Hashim Thaçi në lidhje me akuzat e ngritura ndaj tij për krime kundër njerëzimit.

Me një shënim në “Facebook”, Nagavci thotë se adresimi i kreut të vendit ishte dëshpërues, por që sipas saj, përmban “skenarë në përpjekjen e tij për të shpëtuar veten”, e që “mund të jetë një plan jo i mirë për Kosovën”.

“Ky fjalim pra është më e mira që mund të japin tekst shkruesit e presidentit. Për presidentin Thaçi s’kam çfarë të flas. S’kam pritur asgjë as më mirë e as më ndryshe. Qasja e tij përçarëse, vënia e interesit personal mbi gjithçka tjetër, person që gjithnjë prodhon kriza për mbijetesë politike. Përsëri skandaloz, jo vetëm në adresimin e tij patetik e dëshpërues, por mbi të gjitha në skenarët e tij që mund të vëreheshin mes rreshtave.

Një plan jo i mirë për vendin, në përpjekjen e tij për të shpëtuar veten. Dhe si gjithnjë tjerët do t’i ketë marioneta”, shkruan ajo. Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi hodhi poshtë akuzat për krime lute. Ai tha se gjatë gjithë jetës së tij ka shkelur një ligj dhe ai është ligji i Sllobodan Millosheviçit.