Kosovë

6 viktima dhe 132 raste të tjera me COVID-19 në Kosovë

Përditësimi i fundit: 16/07/2020 - 15:46
Text size Aa Aa

Autoritetet në Kosovë raportuan të enjten vdekjen e 6 pacientëve me COVID-19 dhe diagnostikimin e 132 personave të tjerë të infektuar, duke e rënduar kështu më tej bilancin total në 5,369 raste dhe 118 viktima.

Në 24 orët e fundit, aturoitetet shëndetësore thanë se kishin kryer 486 teste, prej nga ku kishin rezultuar pozitivë 132 persona (27 për qind pozitivitet). Gjatë kësaj periudhe kohore u tha se ishin shëruar edhe 83 pacientë duke e çuar totalin e atyre që e kanë mposhtur virusin në 2,545 persona (47.4 për qind e të infektuarve).

Aktualisht mbeten “raste aktive” infektimi i 2,706 personave.

Prej nisjes së pandemisë së COVID-19 autoritetet shëndetësore kanë kryer 29,546 teste.

Tregime të lidhura