Kosovë

Bie numri i rasteve me COVID-19 në Kosovë, 4 qytetarë humbin jetën

Përditësimi i fundit: 29/07/2020 - 15:31
Text size Aa Aa

Shifrat e personave të infektuar në Kosovë vijojnë të mbeten të larta.  Autoritetet bëjnë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 449 testime të dyshuara, prej të cilave 194 kanë rezultuar pozitivë, kurse 4 qytetarë kanë ndërruar jetë.

Por, përkundër rasteve të reja që sot kanë pësuar një rënie te ndjeshme, numri i të shëruarve ka ardhur në rritje. Ministria e Shëndetësisë së Kosovës thekson se 138 qytetarë e kanë mposhtur virusin, duke e çuar numrit total në 4267.

Bazuar në të dhënat e fundit në të gjithë Kosovën numërohen 3383 raste aktive me coronavirus.

Rastet pozitive janë si vijon: Prishtinë 81 raste, Podujevë 17 raste, Prizren 14 raste, Fushë Kosovë 13 raste, , Gjakovë 12 raste, Vushtrri 8 raste, Drenas 7 raste, Mitrovicë 7 raste, Malishevë 5 raste, komuna Obiliq 5 raste, Lipjan 5 raste, Dragash 4 raste, Skenderaj 4 raste, Ferizaj 3 raste, Gjilan 2 raste, Suharekë 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Istog, Klinë, Pejë, Rahovec dhe Zubin Potok.

Ministria e Shëndetësisë, por edhe ekpsertë të fushës kanë ftuar qytetarët t’i respektojnë masat anti-covid, me qëllim frenimin e përhapjes së mëtejshme të virusit në nivel komunitar. Sipas tyre, mbajtja e maskës është e detyrueshme për të gjithë.

Një ditë më parë u regjistruan 239 të infektuar, ndërsa 7 pacientë ndërruan jetën për shkak të komplikacioneve. Vetëm në dy ditët e fundit kanë humbur jetën 11 qytetarë, kurse numri total i të vdekurve që nga fillimi i pandemisë ka shkuar në 196.