Kosovë

Ministri i Shëndetësisë i Kosovës: Shqiptarëve nuk do t’u kërkohet test për COVID-19

Përditësimi i fundit: 29/07/2020 - 11:40
Text size Aa Aa

Ministri i Shëndetësisë i Kosovës, Armend Zemaj ka sqaruar se qytetarëve të Shqipërisë dhe të Luginës së Preshevës nuk do t’u kërkohet testi për COVID-19 për të hyrë në Kosovë.

Këtë lajm Zemaj e bëri përmes një statusi në Facebook, ku ka takuar ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi.

“Sapo u takova me ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Kosovë z.Qemal Minxhozi, të cilit i konfirmova se qytetarëve e Republikës së Shqipërisë që hyjnë në territorin e Republikës së Kosovës, nuk i kërkohet testi për COVID-19.

Vendimi i Qeverisë se Kosovës është bazuar në parim të reciprocitetit, si rrjedhojë nuk kërkohen testime nga qytetarët e Kosovës dhe Shqipërisë dhe as nga bashkëqytetarët tanë nga Lugina e Preshevës. Bashkë me ambasadorin Minxhozi, u zotuam që do të vazhdojmë bashkëpunimin e ngushtë mes dy shteteve!”, shkroi ministri në Facebook.

Një ndër vendimet anti-COVID të miratuara një ditë më parë nga qeveria e Kosovës ishte edhe ajo që të gjithë shtetasit e huaj që futen nga vendet fqinje, të kenë testin RT-PCR negativ, ose ndryshe nuk lejohen të futen brenda territorit të Republikës së Kosovës.

 

Lexoni gjithashtu:

Miratohen 28 masa të reja kundër COVID-19, test RT-PCR negativ i 72 orëve të fundit për të hyrë në Kosovë

Tregime të lidhura