Kosovë

Dialogu Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak: Takimi tjetër në fund të gushtit

Përditësimi i fundit: 30/07/2020 - 19:02
Text size Aa Aa

Emisari special i Bashkimi Evropian për bisedimet Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka deklaruar pas takimit të sotëm në Bruksel ndërmjet palës kosovare dhe asaj serbe.

Në një postim në Tëitter, ai ka shkruar se takimi i sotëm i nivelit të ekspertëve të dialogut ishte një hap tjetër i rëndësishëm në proces drejt një marrëveshje gjithëpërfshirëse juridikisht detyruese për të normalizuar marrëdhëniet midis Kosovës dhe Serbisë.

“Puna jonë do të vazhdojë në fund të gushtit”, ka shkruar diplomati sllovak.

Temat e bisedimeve sot ishin të bisedime personat e zhvendosur dhe çështjet ekonomike.

Ky ishte takimi i dytë brenda një jave, në nivel ekspertësh, mes Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësim të të dërguarit të Bashkimit Evropian për këtë proces, Mirosllav Lajçak.

Kosova në këtë dialog është përfaqësuar nga Skender Hyseni, derisa Serbia nga drejtori i Zyrës për Kosovës në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriç.