Kosovë

Kosova arrin shifra rekord, 16 të vdekur nga COVID-19 në 24 orë

Përditësimi i fundit: 30/07/2020 - 15:18
Text size Aa Aa

Kosova ka shënuar numrin më të madh të vdekjeve në një ditë, pasi në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 16 persona. Ndërsa nga kryerja e 480 testeve, 258 persona kanë rezultuar pozitivë.

Numri total i rasteve pozitive është 8.104 raste nga 36.050 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 212 raste vdekjeje.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 196 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 4.463 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.429.

Gjatë javëve të fundit Kosova ka njohur një përkeqësim të situatës së COVID-19 pasi numri i të infektuarve ka ardhur në rritje ndërsa kapacitetet spitalore janë afër ezaurimit.