Kosovë

Kosovë, anulohet falja e namazit të Kurban Bajramit, shkak situata me COVID-19

Përditësimi i fundit: 30/07/2020 - 14:06
Text size Aa Aa

Përmes një adresimi myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, njoftoi të enjten se falja e namazit të Kurban Bajramit është anuluar.

Shkak për këtë është bërë gjendja e rëndë me infeksionin e COVID-19, me të cilën po përballet Kosova.

Ai tha se pandemia ka çrregulluar rrjedhën normale të jetës kudo në botë dhe ky Bajram nuk është i njëjtë, duke përmendur edhe mungesën e haxhilerëve në Mekë e Medinë.

Myftiu Tërnava tha se situata e ditëve të fundit në Kosovë paraqitet e vështirë dhe e rënduar, dhe kërkoi nga besimtarët, që krahas karakterit festiv, ta ruajnë shëndetin publik duke shmangur vizitat, tubimet dhe përshëndetjet me dorë dhe përqafime.

Po ashtu, Tërnava njoftoi se falja e namazit në xhamitë e vendit është pezulluar për 10 ditët e ardhshme.

Mbrëmjen e së mërkurvs qeveria e Avdullah Hotit miratoi dhjetëra masa kufizuese për të parandaluar prirjen në rritje të infektimit nga COVID-19, ku një prej këtyre masave ishte dhe ndalimi i veprimtarive fetare.

Në Kosovë autoritetet kanë raportuar 7,846 raste të infektimit me COVID-19, prej së cilave 4,267 kanë mundur të shërohen, 196 kanë vdekur ndërsa 3,383 mbeten ende mbartës të virusit.

 

Lexoni gjithashtu:

Kosova miraton 28 masa të reja kundër COVID-19, ndalohen ceremonitë fetare, kufizohen aktivitetet dhe lëvizjet

Tregime të lidhura