Kosovë

Kosovë, Hoti falënderon qytetarët për respektimin e masave anti-COVID gjatë Kurban Bajramit

Përditësimi i fundit: 31/07/2020 - 13:43
Text size Aa Aa

Mëngjesin e festës së Kurban Bajramit, kryeministri Avdullah Hoti ka falënderuar qytetarët për respektimin e masave të qeverisë, teksa ka theksuar se gjendja me COVID-19 është e rëndë.

Këto komente shefi i ekzekutivit i bëri gjatë vizitës në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike, ku përsëriti thirrjen për disiplinë pasi sipas tij stafi mjekësor është lodhur nga intensiteti i punës në gjashtë muajt e fundit.

“Në këtë ditë feste sigurisht por këta janë në krye të detyrës, në front, këta nuk mund ta lënë frontin e di që janë lodhur tash e gjashtë muaj përballen me këtë situatë  unë jam sot këtu për të treguar vlerësimin tonë për punën që po bëhet… Gjendja është e rëndë, unë sot falënderoj qytetarët të gjithë që po i respektojnë masat, është ditë feste por si duket apeli që kemi bërë si qeveri bashkë me institucionet tjera dhe me aktorët e tjerë të përfshirë në menaxhimin e kësaj situate kanë dhënë efekt.  Unë shpresoj që të vazhdoj kjo gjendje që njerëzit plotësisht t’i respektojnë masat dhe të jenë të vetëdijshëm se jeta është mbi të gjitha  sepse vetëm kështu ne mund ta menaxhojmë këtë situatë,” – tha ai.

Ndërsa drejtori i Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, Valbon Krasniqi, vizitën e kryeministrit në këtë ditë feste e cilësoi si motiv shtesë për punëtorët shëndetësor.

Ndërsa tha se e njoftoi Hotin për veprimet lidhur me shtimin e stafit shëndetësor dhe kapaciteteve spitalore.

“Ne prezantuam situatën reale të cilën e kemi sa i përket aspektit klinik të pacientëve  lidhur me veprimet që i kemi ndërmarrë për të krijuar kapacitetet shtesë me shtretër për të trajtuar pacientët me COVID  si brenda klinikave universitare po ashtu edhe nëpër spitale regjionale,  po ashtu edhe me veprimet që i kemi marr për të shtuar edhe numrin e stafit dhe personelit shëndetësor që janë duke trajtuar këta pacientë dhe veprimet e tjera logjistike në funksion të shërbimeve sa më kualitative për pacientët,” – theksoi Krasniqi.

Ndërkohë, drejtoresha Klinikës Infektive, Lindita Berisha Ajazaj bëri thirrje për kujdes, pasi, sipas saj, pacientët e ri që po shtrohen në këtë klinikë manifestojnë gjendje të rëndë.

Prej nisjes së pandemisë, autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë diagnostikuar mbi 8 mijë raste me COVID-19, ku rreth 4,400 kanë mundur të shërohen, 212 nuk ia kanë ndalë mbanë ndërsa 3,400 të tjerë janë ende mbartës të virusit.

 

Lexoni gjithashtu:

Autoritetet kosovare gjobisin mijëra qytetarë për mosmbajtje të maskës

Takimi tjetër mes Prishtinë dhe Beogradit në gusht, Lajçak: Hap i rëndësishëm drejt një marrëveshjeje

Tregime të lidhura