Kosovë

Pandemia COVID-19, Gjermania vendos kusht të ri për rezidentët shqiptarë nga Kosova

Përditësimi i fundit: 31/07/2020 - 19:56
Text size Aa Aa

Nga java e ardhshme, rezultati i testit për Covid-19 do jetë i detyrueshëm për të gjithë ata qytetarë që do apo duhet të kthehen nga Kosova në Gjermani.

Lajmi është bërë i ditur nga Ambasada e Kosovës në Gjermani, e cila ka shpjeguar detaje për këtë proces me një reagim zyrtar në “Facebook”.

“Të gjithë ata që kanë kaluar apo kalojnë pushimet në Kosovë- ju lutemi të keni parasysh udhëzimet e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Republikës së Kosovës. Të gjithë ata qytetarë, që do apo duhet të kthehen nga Kosova në Gjermani- nga java që vjen testet për Covid-19 janë obligative”,  thuhet në reagim.

Gjithashtu, udhëtaret ftohen të ruajnë vigjilencën, të zbatojnë masat anti-covid dhe të vendosin maska mbrojtëse.

“Kujdesuni për veten dhe të afërmit tuaj: distancë, maskë, higjienë”, thekson ambasada.

Pandemia e Covid-19 vijon të rritet me ritme të shpejta në Kosovë, ndërsa në dy ditët e fundi 31 qytetarë kanë humbur jetën. Kjo panoramë e zymtë ka shqetësuar autoritete shtetërore, të cilat kanë deklaruar se situata është tepër e rëndë.