Kosovë

Takimi tjetër mes Prishtinë dhe Beogradit në gusht, Lajçak: Hap i rëndësishëm drejt një marrëveshjeje

Përditësimi i fundit: 31/07/2020 - 12:30
Text size Aa Aa

I dërguari special i Bashkimi Evropian për bisedimet Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak pas takimit në Bruksel ndërmjet palës kosovare dhe asaj serbe në një postim në Twitter shprehet se takimi i nivelit të ekspertëve të dialogut ishte një hap tjetër i rëndësishëm në proces drejt një marrëveshje gjithëpërfshirëse juridikisht detyruese për të normalizuar marrëdhëniet midis Kosovës dhe Serbisë.

“Puna jonë do të vazhdojë në fund të gushtit”, ka shkruar diplomati sllovak. Temat e bisedimeve ishin të fokusuara tek personat e zhvendosur dhe çështjet ekonomike.

Ky ishte takimi i dytë brenda një jave, në nivel ekspertësh mes Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësim të të dërguarit të Bashkimit Evropian për këtë proces, Mirosllav Lajçak.

Kosova në këtë dialog është përfaqësuar nga Skënder Hyseni, ndërsa Serbia nga drejtori i Zyrës për Kosovës në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriç.

Tregime të lidhura