Kosovë

Kosova mbetet e mbërthyer nga COVID-19, 9 viktima dhe 224 raste të reja

Përditësimi i fundit: 01/08/2020 - 15:30
Text size Aa Aa

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë shënuar 9 viktima nga COVID-19, ndërsa dy ditët e kaluar pati një rekord prej 31 humbje jetësh.

Por ndërsa numri i viktimave duket se është ulur gjatë ditës së fundit, shqetësim vijon të mbetet përqindja e lartë e të të infektuarve.

Nga kryerja e 434 testeve dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, kanë rezultuar 224 raste pozitive.

Qyteti që numëron numrin më të madh të rasteve është Prishtina me 70 të infektuar ndërsa më pas vijnë Ferizaj me 20 raste dhe Prizreni me po aq.

Numri total i rasteve pozitive është 8.554 nga 36.943 persona të dyshimtë që janë testuar.

Deri tani Kosova numëron 236 viktima.

Nga ana tjetër, gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 152 pacientë ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 4.730 persona, kurse numri i rasteve aktive është 3.588.