Kosovë

Të rinjtë në Mitrovicë “harrojnë” virusin dhe mblidhen për t’u argëtuar

Përditësimi i fundit: 02/08/2020 - 08:53
Text size Aa Aa

Të rinjtë e Mitrovicës duket që nuk po e përfillin pandeminë  e Covid-19.

Teksa në të gjithë Kosovën, numri i të infektuarve dhe të vdekurve po rritet çdo ditë, ata kanë zgjedhur një lokal për t’u bashkuar.

KosovaPress raporton se të rinjtë e këtij qyteti shihen së bashku në një lokal duke u argëtuar me muzikë. Sipas raportimeve të qytetarëve, të rinjtë janë mbledhur afër liqenit duke mos u shqetësuar aspak për prezencën e Policisë.

Autoritetet kosovare janë shprehur se numri i të infektuarve po rritet jo vetëm në nivel popullate, por edhe nga radhët e sistemit shëndetësor. Në Kosovë në tri ditët e fundit kanë humbur jetën 40 qytetarë, ndërsa qindra të tjerë kanë rezultuar pozitivë. 

Screenshot_1.jpg?t=1596345231