Kosovë
Grenell i përgjigjet Kurtit: E dimë që je kundër SHBA-ve. Djali i Trump shpërndan mesazhin
I Dërguari Special i Shtëpisë së Bardhë për Dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, i është përgjigjur kryetarit të Vetëvendosjes, Albin Kurti në rrjetin social Twitter.
Sipas tij, është e njohur botërisht armiqësia e Kurtit me SHBA.
“Një gjë është e sigurt, gjithmonë mund të mbështetesh në faktin që Albin Kurti është kundër Shteteve të Bashkuara. Ai ishte kundër ideve të Obamas, ashtu siç ishte kundër ideve të Bushit.
Simbolizmi nuk paguan qiranë, vendet e punës e bëjnë këtë”, shkruan Grenell ne reagimin e tij në Twitter.
One thing is for sure, you can always count on Albin Kurti to be against the United States.
— Richard Grenell (@RichardGrenell) September 8, 2020
He was against Obama’s ideas, and he was against Bush’s ideas.
Symbolism doesn’t pay the rent; jobs do. https://t.co/o3Gv4Vn3MP
Djali i presidentit Trump e ka shpërndarë postin e Grenell në të cilin ai thotë se Kurti është kundër SHBA-ve.
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje në Kosovë, Albin Kurti me anë të një postimi në Twitter një ditë më parë u shpreh se, Kosova nuk do ta ratifikojë marrëveshjen e nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë me Serbinë.
Pasi e kritikoi hapur menjëherë pas nënshkrimit, Kurti doli plotësisht kundër kësaj marrëveshjeje, duke i dërguar një mesazh të qartë edhe për SHBA që patën rolin e ndërmjetësit.
“Ne nuk jemi të detyruar nga zotimet që bën kryeministri i paligjshëm i Kosovës kur të kthehemi në detyrë.
Nënshkrimi i tij poshtë teksteve jo koherente është kundër vullnetit të popullit, rendit demokratik dhe shkel Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës. Ato nuk do të ratifikohen në Parlamentin tonë”, shkruan Kurti në Twitter.
Lexoni gjithashtu:
Kurti: Marrëveshja e Uashingtonit shkel Kushtetutën, nuk e ratifikojmë
Marrëveshja e Uashingtonit, Glauk Konjufca: Kosova ka humbur shumë, bëri kompromise të mëdha