Kosovë

Shkon në 600 numri i vdekjeve nga COVID-19 në Kosovë

Përditësimi i fundit: 14/09/2020 - 15:30
Text size Aa Aa

Katër vdekje dhe 55 raste pozitive janë regjistruar në Kosovë në 24 orët e fundit. Numri total i vdekjeve që prej fillimit të pandemisë ka arritur në 600 raste.

Gjatë ditës së fundit  në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare, janë testuar gjithsej 574 persona nga gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve kanë rezultuar 55 raste pozitive.

Numri total i rasteve pozitive është 14.692 raste nga 58.425 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 600 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 150 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 11.585 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.507.

Rastet pozitive janë nga: komuna Gjakovë 9 raste, komuna Prishtinë 8 raste, komuna Gjilan 6 raste, komuna Ferizaj 4 raste, komuna Prizren 4 raste, komuna Pejë 3 raste, komuna Viti 3 raste, komuna Fushë Kosovë 2 raste, komuna Hani i Elezit 2 raste, komuna Klinë 2 raste, komuna Lipjan 2 raste, komuna Mitrovicë 2 raste, komuna Obiliq 2 raste, komuna Podujevë 2 raste dhe me nga një rast komunat Drenas, Junik, Kamenicë dhe Skenderaj.