Kosovë

Kryeministri Hoti takim me liderët e koalicionit, mungon Mustafa

Përditësimi i fundit: 14/09/2020 - 19:36
Text size Aa Aa

Një takim i menduar larg syrit të mediave, u zhvillua pasditen e së hënës mes kryeministrit të Kosovës Avdullah Hoti dhe liderëve të partive në koalicion.

Nga hyrja ku zakonshëm futen mysafirët dhe zyrtarët e lartë, janë parë të futen kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj dhe ai i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, por nuk u pa lideri i LDK-së, Isa Mustafa.

Pas më shumë se një orë takimi me dyer të mbyllura, Ramush Haradinaj u largua pa dhënë deklarim për mediat, ndërsa Fatmir Limaj tha se ishte takim i rregullt. Shefi i Nismës Socialdemokrate përmendi disa tema, por jo dialogun.

“Jam me vonesë, flasim tjetër herë”, reagoi shkurtimit kreu i AAK-së, Haradinaj.

“Për krejt zhvillimet. Janë takime të rregullta. Sot kemi biseduar për fillimin e vitit të ri shkollorë, për rimëkëmbjen ekonomike, për punën në parlament, për agjendën e ardhshme që e pret qeverinë dhe parlamentin”, tha Limaj.

Takim të rregullt e kishte quajtur edhe takimin e së premtes, por për dallim ngas takimi i së hënës, at ditë kishte thënë që tema kryesore e diskutimit ishte dialogu.

“Nuk ka mospajtime, por ka nevojë për koordinim më të ngushtë … Kur të kthehet kryeministri I kemi disa tema që do ti diskutojmë dhe besoj që jemi në rrugën e drejtë rreth konsolidimit dhe koordinimit për hapat që do të vijnë”, tha kreu i Nismës Socialdemokrate.

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj ka kritikuar hapur Kryeministrin Avdullah Hoti, për siç thotë ai, mos përfaqësimin e AAK-së në tavolinën e dialogut në Bruksel.