Kosovë

​Vetëvendosje akuzon qeverinë për paaftësi në fillimin e vitit shkollor

Përditësimi i fundit: 14/09/2020 - 14:17
Text size Aa Aa

Lëvizja Vetëvendosje ka akuzuar qeverinë e drejtuar nga Avdullah Hoti për paaftësi në fillimin e vitit të ri shkollor. Kjo parti opozitare konsideron se ekzekutivi nuk e ka prioritet arsimin dhe se ka krijuar paqartësi tek nxënësit, mësimdhënësit dhe tek vetë prindërit.

Për të gjitha këto, partia e e ish-kryeministrit, Albin Kurti ka thirrur në interpelancë ministrin e Arsimit, Ramë Likaj, kërkesë e cila do të trajtohet sot në mbledhjen e kryesisë.

Deputeti i Vetëvendosjes, Fitim Uka, përmes një konference për medie, tha se qeveria për gjithë muajt që kishte në dispozicion nuk ka bërë asgjë që të niste mbarë fillimi i vitit të ri shkollor.

 “Sinjali i parë dhe vula që kjo qeveri nuk e ka prioritet arsimin është shkurtimi i buxhetin për arsim”, tha ai.

Ministria e Arsimit të Kosovës ka propozuar që në fazën e parë të fillojnë mësimin klasat 1, 2, 3, 6, 10 në të gjitha shkollat në Republikën e Kosovës.

Ndërsa, në fazën e dytë, më 21 shtator, të fillojë mësimi për klasat 7, 8, 9, dhe 11, 12, duke vijuar mësimin dy ditë në shkollë dhe tri ditë online.

Lexoni gjithashtu: 

Nis mësimi në Kosovë, dezinfektantë dhe maska falas për të gjithë nxënësit nëpër shkolla