Kosovë

Netanjahu video-mesazh për Kosovën me rastin e Vitit të Ri Hebraik

Përditësimi i fundit: 15/09/2020 - 09:01
Text size Aa Aa

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu, do t’i drejtohet sot popullit të Kosovës me anë të një video-mesazhi, me rastin e “Rosh Hashanah”, festë e njohur si “Viti i ri Hebraik”.

Ky mesazh vjen pas gati dy javësh nga marrëveshja e 4 shtatorit në Uashington, ku pjesë e saj ishte edhe vendosja e ambasadës së Kosovës në Jerusalem.

Video-mesazhi i Netanyahut për popullin e Kosovës dhe komunitetin hebraik në Kosovë, do të shfaqet në një ceremoni festive të Vitit të Ri Hebraik organizuar nga Kryerabinati i Shqipërisë.

Lajmi për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike mes Kosovës dhe Jerusalemit u bë i ditur më 4 shtator në Zyrën Ovale nga presidenti amerikan, Donald Trump, pasi Kosova dhe Serbia, në prani të tij, nënshkruan një marrëveshje për normalizimin ekonomik.

Disa ditë pas këtij vendimi, Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu publikoi në rrjetin social Twitter mesazhin e kryetares së Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmanit, e cila falënderoi shtetin hebre për njohjen e pavarësisë së Kosovës.

 

Lexoni gjithashtu:

Netanyahu publikon mesazhin e Vjosa Osmanit: Shteti i parë mysliman që do të hapë ambasadën në Jerusalem

Osmani: Njohja nga Izraeli e rëndësishme, por delegacioni kosovar nuk realizoi premtimet që i dha qytetarëve

Vetëvendosje kritikon qeverinë Hoti për marrëveshjen e Uashingtonit

Tregime të lidhura