Kosovë

Pandemia merr kthesë pozitive në Kosovë, një i vdekur në 24 orët e fundit

Përditësimi i fundit: 15/09/2020 - 15:09
Text size Aa Aa

Situata e pandemisë së Covid-19 në Kosovë raportohet më e qetë në 24 orët e fundit. Ministria e Shëndetësisë raporton se ka kryer 608 teste të dyshuara për Covid-19, ndërsa 71 prej tyre kanë rezultuar pozitivë.

Ajo që shihet si pozitive lidhet me numrin, që ka ardhur në rënie i pacientëve që ndërrojnë jetë. Sipas IKSHPK-së, në orët e fundit ka ndërruar jetë një person, duke e çuar numrin total të viktimave në 601.

Autoritetet kosovare deri tani kanë kryer 59033 teste, kurse 14.763 kanë rezultuar pozitive. Po ashtu, listës së të shëruarve i janë shtuar 199 pacientë, të cilët e kanë kaluar me sukses virusin vdekjeprurës.

Rastet pozitive në Kosovë:

Komuna Prishtinë 20 raste, komuna Skenderaj 6 raste, komuna Ferizaj 4 raste, komuna Gjilan 4 raste, komuna Pejë 4 raste, komuna Vushtrri 4 raste, komuna Klinë 3 raste, komuna Lipjan 3 raste, komuna Prizren 3 raste, komuna Drenas 2 raste, komuna Fushë Kosovë 2 raste, komuna Gjakovë 2 raste, komuna Kamenicë 2 raste, komuna Mitrovicë 2 raste, komuna Obiliq 2 raste, komuna Podujevë 2 raste, komuna Viti 2 raste dhe me nga një rast komunat Deçan, Malishevë, Shtime dhe Suharekë.