Kosovë

Tre të vdekur dhe 76 raste të reja me Covid-19 në Kosovë

Përditësimi i fundit: 16/09/2020 - 15:20
Text size Aa Aa

Përgjatë 24 orëve të fundit në Kosovë kanë humbur jetën tre qytetarë, ndërsa janë evidentuar 76 raste të reja me Covid-19.

Deri tani janë kryer 59.571 teste të dyshuara, ndërsa janë regjistruar 14.839 raste pozitive.

Listës së të shëruarve i janë shtuar në orët e fundit edhe 165 pacientë të rinj, të cilët arritën të mposhtin me sukses agresivitetin e virusit vdekjeprurës. Në Kosovë, që nga fillimi i pandemisë dhe deri sot, kanë humbur jetën 604 qytetarë.

Rastet pozitive në Kosovë:

Komuna Prishtinë 12 raste, komuna Gjilan 11 raste, komuna Klinë 9 raste, komuna Fushë Kosovë 6 raste, komuna Pejë 5 raste, komuna Podujevë 5 raste, komuna Lipjan 4 raste, komuna Ferizaj 3 raste, komuna Gjakovë 3 raste, komuna Kamenicë 3 raste, komuna Viti 3 raste, komuna Istog 2 raste, komuna Mitrovicë 2 raste, komuna Vushtrri 2 raste dhe me nga një rast komunat Deçan, Drenas, Malishevë, Prizren, Rahovec dhe Shtime.

Kuvendi i Kosovës ka miratuar masa strikte për respektimin e masave për Covid-19. Sipas rregullave, cilido qytetar që do evidentohet pa maskë do gjobitet me 35 euro.