Kosovë

Investimet amerikane në Kosovë, OEA: Gjithçka në duart e Prishtinës dhe Beogradit

Përditësimi i fundit: 22/09/2020 - 18:37
Text size Aa Aa

Kur të hënën pasdite delegacioni i SHBA zbarkoi në Prishtinë, deklaruan se kanë sjellë me vete edhe një cek me shuma të majme. Por, zyrtarët amerikanë nuk folën për projekte konkrete dhe vlerat e tyre.

“Më janë bashkuar shumë kolegë, duke përfshirë këtu mikun tim Adam Boheler që është këtu të flasë për para. Ai është personi i parave, ka sjellë me vete një cek të madh, jo saktësisht, por po ecim në këtë drejtim”, tha RichardGrenell.

Njeriu i parave, që është shefi i Korporatës Financiare Ndërkombëtarë për Zhvillim, përmendi shkarazi shifrën 1 miliardëshe, por pa specifikuar as projektet e as shumat.

“Kemi një tërësi 1 milliadëshe me projekte të rrugëve, hekurudhës, gazit natyror dhe diskutuam edhe për mundësinë e investimim të resortin e skijimit. Është një gamë e gjerë e projekteve”, u shpreh Adam Boheler.

I pari i Odës Ekonomike Amerikanë në Kosovë, Arian Zeka tregon se pse delegacioni amerikan nuk ka shifra dhe projekte konkrete.

“Marrëveshja e Uashingtonit megjithatë nuk përmend shuma të caktuara. Korporata ndërkombëtarë financiare zhvillimore, por edhe banka EXIM kanë miliarda dollarë që i kanë në dispozicion për të financiuar projekte të ndryshme”, tha Zeka.

“Tashmë gjithçka mbetet në anën tonë. Mbetet në anën e shtetit të Kosovës dhe shtetit të Serbisë që të tregojnë një dinamizëm më të shpejtë sa I përket realizimit të projekteve të përfshira në marrëveshjen e Uashingtonit”, shtoi ai.

Zeka përmend projektet e përgjithshme në të cilat mund të investohet shpejt, por ripërsërit që tashmë topi është në dorën e Kosovës dhe Serbisë, projektet dhe shumat që ato do t’i prezantojnë për investim.

“Besoj që shuma që është lakuar dje ka të bëjë me dy-tri projekte të cilat shihen që janë më lehtë dhe më shpejtë të realizueshme. Siç është autostrada e paqes dhe nisja e zhvillimit të infrastrukturës hekurudhore dhe një plan tjetër që është përmend tash e sa kohë, mundësia e investimit në qendrën recreative skijuese “Brezovica”, dekrlaroi kreu i Odës Ekonomike Amerikanë në Kosovë.