Kosovë

Rriten numrat e të infektuarve më Covid-19 në Kosovë

Përditësimi i fundit: 17/10/2020 - 15:29
Text size Aa Aa

Në Kosovë janë rritur sërish rastet e infektimit me Covid-19. Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës bën të ditur se në 24 orët e fundit janë kryer 1028 testime të dyshuara me coronavirus, prej të cilave 148 kanë rezultuar pozitivë, ndërsa nuk është shënuar asnjë humbje jete.

Listës së të shëruarve i janë shtuar 56 pacientë, duke e cubar numrin  e të shëruarve në total në 14 617.

“Numri total i rasteve pozitive është 16.754 raste nga 79.189 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 652 raste të vdekjes.  Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 56 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 14.617 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1.485”, njofton IKSHPK-ja.

 

Rastet pozitive në Kosovë:

Komuna Prishtinë 66 raste, komuna Gjilan 14 raste, komuna Mitrovicë 14 raste, komuna Fushë Kosovë 10 raste, komuna Deçan 6 raste, komuna Drenas 6 raste, komuna Pejë 6 raste, komuna Prizren 5 raste, komuna Vushtrri 5 raste, komuna Lipjan 4 raste, komuna Ferizaj 2 raste, komuna Shtime 2 raste, komuna Skenderaj 2 raste, komuna Viti 2 raste dhe me nga një rast komunat Kamenicë, Malishevë, Novobërdë dhe Podujevë.

Ashti si në shumë vende të tjerë edhe Kosova prej muajsh aplikon masën për mbajtjes së maskave në ambientet publike. Mosrespektimi i kësaj mase dënohet me gjobë, që fillon nga 35 euro. Ministria e Shëndetësisë në Kosovë fton qytetarët të ruajnë distancën, të shmangim grumbullimet masive, pasi kjo pakujdesi mund të çojë në përhapje më të shpejtë të virusit Covid-19 në popullatë.