Kosovë

Deklaratat e Albin Kurtit për 'Specialen', reagon ministrja e Jashtme e Kosovës

Përditësimi i fundit: 16/11/2020 - 07:32
Text size Aa Aa

Deklaratat e fundit të Albin Kurtit kanë sjellë reagime të shumta në Kosovë, mes tyre dhe ministrja e Jashtme, Meliza Haradinaj.

Nëpërmjet një statusi në rrjetin social Twitter ministrja ka ironizuar zhvillimet e fundit politike.

“Vuçiçi mbase edhe mund t’i ndajë, por është e qartë tashmë se i bashkon ‘gjahu’ elektoral në kurriz të UÇK-së!”, ka shkruar ministrja e jashtme e Kosovës.

Kjo deklaratë e saj vjen pasi Kurti reagoi edhe për arrestimet e komandantëve të UÇK-së nga Gjykata Speciale, duke i cilësuar hetimet që ka kryer zyra e prokurorit, si një gabim.

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti gjatë konferencës u ndal edhe te qëndrimet e ndryshme që ka me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, për të cilin tha se nuk i di motivet se përse nuk guxon ta thotë të vërteten për presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

Lexoni gjithashtu:

Kurti: Rama s'guxon ta thotë të vërteten për presidentin e Serbisë

Kurti reagon për herë të parë pas arrestimeve të Speciales: Prokuroria e ka gabim, çlirimi ishte qëllimi

Tregime të lidhura