Kosovë

Akuzat ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Prokuroria Speciale: Janë 1842 zëra, kërkojmë masa mbrojtëse për disa dëshmitarë

Përditësimi i fundit: 18/11/2020 - 12:59
Text size Aa Aa

Nis seanca e dytë në Gjykatën e Hagës ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Kadri Veselit, Hashim Thaçit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.

Ish-krerët e UÇK-së nuk janë fizikisht në sallën e gjyqit, por po e ndjekin atë online.

Ndërkohë Prokurorja e çështjes u shpreh gjatë seancës se materiali i aktakuzës përfshin shumë çështje, 1842 zëra, një pjesë e tyre është në trajtën e deklaratave. Ajo theksoi më tej se janë 153 dëshmitarë. 

“Përsa i përket hetimeve, disa masa apo hapa hetimore janë në vazhdim e sipër. Një numër i këtyre hapave mund të kthyer vetëm çështja kur të bëhet publike.

Materiali i aktakuzës përfshin shumë çështje, 1842 zëra, një pjesë e tyre është në trajtën e deklaratave, kemi 153 dëshmitarë, një pjesë e tyre të zbardhura apo transkripteve.

Përkthimi i materialeve mbështetëse në shqip ka filluar në mënyrë të vazhdueshme që kur është dhënë aktakuza.", tha ajo. 

Ajo theksoi më tej se Prokuroria kërkon masa mbrojtëse për disa dëshmitarë dhe viktima.

Parashikojmë që të kemi përkthime të plota brenda afatit 30 ditor. Prokuroria kërkon masa mbrojtëse për disa dëshmitarë dhe viktima.

Parashtrimet do të dërgohen para Gjykatës. Sa i takon afatit kohor për materialin nuk mendoj se ka ndonjë dallim mes prokurorisë e mbrojtjes", u shpreh prokurorja. 

Lexoni gjithashtu:

LIVE: 43 mijë faqe raporte dhe 153 dëshmitarë| Nis në Hagë konferenca për ecurinë e çështjes ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Specialja për Euronews Albania, mandati përfshin gjykimin e individëve nga Kosova dhe ish-Jugosllavia

 

Tregime të lidhura