Kosovë

''Ofendim dhe provokim'' ministria e Jashtme refuzon kërkesën e presidentit serb Vuçiç për të vizituar Kosovën

Përditësimi i fundit: 21/11/2020 - 16:06
Text size Aa Aa

Dy ditë më parë presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka bërë kërkesë që të vizitojë sot Kosovën.

Mësohet se ai ka bërë kërkesë që të jetë në Kosovë sot së bashku me ministrin e Mbrojtjes, Aleksandar Vulin, shefin e mëparshëm të Zyrës për Kosovë, Marko Gjuriç, si dhe shefin aktual të të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç.

Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës ka bërë të ditur se kërkesa është refuzuar duke e cilësuar më shumë ofendim sesa provokim në një kohë kur Kosova po përballet me dhimbjen e personave të pagjetur.

Gazetari i Euronews Albania, Jeton Musliu tha se nuk ka pasur reagime të tjera në lidhje me këtë vizitë.

Kryeministri Avdullah Hoti mund të vendosë vetë, mbi ministrinë, nëse do të ndryshojë qasja e qeverisë kundrejt kësaj kërkese.

Tregime të lidhura