Kosovë

Vendimi i Kushtetueses në Kosovë, Albin Kurti s’mund të kandidojë për deputet

Përditësimi i fundit: 06/01/2021 - 19:04
Text size Aa Aa

Në vend që të mbyllte një çështje, me publikimin e plotë të vendimit për rrëzimin e qeverisë së Avdullah Hotit, Gjykata Kushtetuese ka hapur një debat të ri në Kosovë.

Kushtetuesja saktëson se askush që është i dënuar me vendim të formës së prerë, për më shumë se një vit burg, nuk mund të garojë për deputet.

Ndërkohë, nga Lëvizja Vetëvendosje nuk ka ende një reagim, por ky vendim ka ndarë në qëndrime juristët sa i përket kësaj çështjeje.

Në një prononcim për Radion Evropa e Lire, ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese në Kosovë, Enver Hasani ka treguar se vetë Kurti nuk mund të jetë deputet, por kjo nuk e pengon atë, që nëse partia e tij i fiton zgjedhjet, të marrë poste administrative, përfshirë edhe kryeministrin e vendit.

Tani zgjedhjet duhet të mbahen jo më vonë se 40 ditë që nga dita e shpalljes së tyre. Në këtë mënyrë, tani pritet që ushtruesja e detyrës së Presidentes, Vjosa Osmani, të caktojë datën.

Tregime të lidhura