Kosovë

Do të votoja pro bashkimit kombëtar Kosovë-Shqipëri, thotë Albin Kurti për Euronews

Përditësimi i fundit: 17/02/2021 - 09:59
Text size Aa Aa

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka thënë se në rast se do të mbahej ndonjë referendum për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë, ai do të votonte pro.

Kurti i bëri këto deklarime përgjatë një interviste me Euronews, vetëm disa ditë pasi partia e tij Vetëvendosje fitoi pjesën më të madhe të votave në Kosovë deri më tani.

“Ne ende nuk kemi ligj për referendume në Kosovë, por dy referendume ndërmjet shtetit tonë dhe Shqipërisë do ta zgjidhnin një gjë të tillë,” – deklaroi Kurti, kur u pyet nëse e mbështet ende idenë e bashkimit kombëtar me Shqipërinë.

Ndër të tjera, Kurti ka folur edhe për vazhdimin e dialogut Kosovë-Serbi, për të cilin ka thënë se do kërkojë reciprocitet nga Serbia.

“Jam gati të përfshihem në një dialog ku ka përfitime. Por mendoj se nuk është e pranueshme për askënd në Kosovë, duke përfshirë edhe mua, që të përfshihen në një dialog ku supozohet se do të kompensojmë shtetin e Serbisë për humbjen e këtij shteti gjatë kohës së Millosheviçit. Serbia kreu gjenocid në Kosovë,” – u shpreh Kurti.

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje ka kundërshtuar edhe furnizimin e Kosovës me vaksina anti-COVID nga Kina dhe Rusia, duke argumentuar se orientimi i Kosovës çdoherë ka qenë Perëndimi.

 

Lexoni gjithashtu: Polemika mbi raportin Kurti-Rama? Ardit Bido: Ne kemi një çështje të përbashkët kombëtare

Transparenca në procesin zgjedhor, nis publikimi i formularëve me votat e kandidatëve në Kosovë

Presidenti i SHBA uron 13-vjetorin e Pavarësisë: Kosova vazhdon të mbajë një vend të veçantë për familjen Biden

 

Tregime të lidhura