Kosovë

Votat e diasporës, vijon verifikimi dhe numërimi i 43 mijë pakove me vota në Kosovë

Përditësimi i fundit: 18/02/2021 - 12:20
Text size Aa Aa

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve, vazhdon procesi i vlerësimit të pakove të supozuara me fletëvotime dhe përzgjedhja e tyre, të cilat kanë ardhur nga jashtë Kosovës gjatë periudhës së votimit përmes postës nga 2 deri më 12 shkurt.

[
cite_header=Ky proces ka për qëllim të verifikojë nëse pakot në fjalë janë dërguar nga votuesit e regjistruar suksesshëm si votues jashtë vendit apo nëse pakot e dërguara plotësojnë kriteret ligjore. Në fund të këtij procesi të vlerësimit i cili do të na marrë kohë disa ditë do të dimë se sa është numri i saktë i fletëvotimeve nga jashtë vendit.
cite_author=Valmir Elezi
cite_description=Zëdhënës i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve
]

Llogaritet që nga 2 deri me 12 shkurt, kanë mbërritur 43 mijë pako me vota nga diaspora kosovare, ku një pako mund të ketë më shumë se një fletëvotim. Ndërkohë, nga pranimi i materialit zgjedhor nga të gjitha vendvotimet, tashmë KQZ-ja ka një raport lidhur me gjendjen e vendvotimeve.

"Nga 2 mijë e 382 vendvotime, një numër i vogël i tyre, vetëm rreth 80, nuk kanë mundur të procesohen si të rregullta për arsye të ndryshme: mospërputhje të nënshkrimeve apo formularë të rezultateve të panënshkruara nga Anëtarët e Këshillit të Vendvotimit. Këto vendvotime do të shikohen më në detaje për problemet që kanë dhe në bazë të të gjeturave do të përgatitet një raport me rekomandime i cili do të paraqitet në KQZ,” – u shpreh Elezi.

Në zgjedhjet e 14 shkurtit, të drejtë vote patën rreth 1.8 milion persona, ku fituese me përqindje të lartë bazuar në rezultatet paraprake është Lëvizja Vetëvendosje.

 

Lexoni gjithashtu: 

Do të votoja pro bashkimit kombëtar Kosovë-Shqipëri, thotë Albin Kurti për Euronews

Valon Murati tregon kushtet që duhen plotësuar për bashkimin Kosovë – Shqipëri

 

Tregime të lidhura