Kosovë

Rinumërohet sot në 12 vendvotime, Daka: Kërkesa për rinumërim në këto zgjedhje shumë më e vogël se më parë

Përditësimi i fundit: 19/02/2021 - 08:57
Text size Aa Aa

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka marrë vendimin për rinumërimin e vetëm 12 vendvotimeve.

Sipas KQZ-së vendvotimet që rinumërohen i takojnë disa komunave:

  • Një vendvotim në Gjakovë
  • Një vendvotim në Fushë Kosovë
  • Një vendvotim në Rahovec
  • Tre vendvotime në Podujevë
  • Dy vendvotime në Prizren
  • Një vendvotim në Skënderaj
  • Një vendvotim në Suharekë
  • Një vendvotim në Ferizaj
  • Një vendvotim në Vushtrri

Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka tha se krahasuar me zgjedhjet e mëparshme, kërkesa për rinumërim të vendvotimeve në këto zgjedhje është shumë më e vogël.

 

Lexoni gjithashtu:

Votat e diasporës, vijon verifikimi dhe numërimi i 43 mijë pakove me vota në Kosovë

Transparenca në procesin zgjedhor, nis publikimi i formularëve me votat e kandidatëve në Kosovë

Mali i Zi siguron vaksina nga Kina, pas dhurimit nga Serbia pritet të mbërrijnë 30 mijë doza të Sinovac

Tregime të lidhura