Kosovë

​Presidentja Osmani apel strukturave: Minatorët të vlerësohen si duhet për punën e tyre

Përditësimi i fundit: 20/02/2021 - 19:56
Text size Aa Aa

Presidentja në detyrë e Kosovës, Vjosa Osmani ka kujtuar 32-vjetorin e grevës së minatorëve të Trepçës.  

Duke i cilësuar si “Luanët e Nëntokës”, znj. Osmani shkruan se minatorët me rezistencën e tyre arritën të krijojnë solidaritet e unitet popullor në tërë Kosovën.

Ajo thekson se kërkesat e tyre tejkaluan aspektet sindikale, duke u bërë pikë reference për rezistencë kundër regjimit dhe hegjemonisë serbe.

Presidentja Osmani shkruan në “Facebook” se duhet bërë më shumë punë, që minatorët e Kosovës të punojnë në kushte të dinjtetshme dhe të vlerësohen për punën e tyre.

“Rezistenca e tyre dridhi themelet e një pushteti sundues që promovonte e praktikonte diferencimin dhe pabarazinë. 32 vite pas, përveç se të kujtojmë tërë këtë sakrificë, duhet të punojmë pandalshëm që minatorët tanë të punojnë në kushte të dinjtetshme e të vlerësohen si duhet për punën e tyre”, shkruan Osmani.