Kosovë

Përfaqësimi i pakicave në rrezik? Debati i ri në Kosovë pas zgjedhjeve

Përditësimi i fundit: 21/02/2021 - 15:10
Text size Aa Aa

Votat nga komunat e banuara me shumicë serbe, të cilat i kanë fituar dy subjekte boshnjake, duket se po vënë në rrezik përfaqësimin efektiv të komuniteteve jo shumicë në Kosovë.

"Komuniteti i Bashkuar" i Adrijana Hoxhiç dhe Koalicioni "Vakat" pritet të paditen në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa nga partitë boshnjake, "Unioni Socialdemokrat dhe "Partia e Re Demokratike", të cilat kanë përfaqësuar vazhdimisht komunitetin boshnjak në legjislativ.

Këto subjekte e akuzojnë Hoxhiç për bashkëpunim me “Listën Serbe”, që po çon në deformim të votës.

Në bazë të rezultateve paraprake të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, pjesa më e madhe prej 6 mijë 379 votash që ka siguruar subjekti politik i Adrijana Hoxhiç, është marre në komunat e banuara me shumicë serbe, ku nuk jetojnë boshnjake.