Kosovë

Tre qytetarë humbin jetën nga Covid-19 në Kosovë

Përditësimi i fundit: 22/02/2021 - 15:22
Text size Aa Aa

Në Kosovë tre qytetarë kanë humbur jetën nga Covid-19 gjatë orëve të fundit. Të dhënat konfirmohen nga ana e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, i cili thotë se autoritetet në orët e fundit kanë kryer 3104 teste të dyshuara, ndërsa 260 prej tyre janë konfirmuar pozitivë.

Nga fillimi i pandemisë kanë humbur jetën 1575 qytetarë, shumica e tyre siç konfirmojnë edhe mjekët kanë qenë me sëmundje të tjera bashkëshoqëruese.

“Numri total i rasteve pozitive është 66.640 raste nga 289.004 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.575 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 190 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 58.359 raste, kurse numri i rasteve aktive është 6.706”, theksoi ajo.

 

Rastet pozitive janë nga komunat:

Prishtinë 109 raste, Pejë 27 raste, Gjakovë 17 raste, Fushë-Kosovë 13 raste, Mitrovicë 13 raste, Lipjan 12 raste, Prizren 10 raste, Gjilan 7 raste, Ferizaj 6 raste, Istog 6 raste, Rahovec 5 raste, Suharekë 5 raste, Vushtrri 5 raste, Klinë 4 raste, Skenderaj 4 raste, Drenas 3 raste, Obiliq 3 raste, Podujevë 3 raste, Deçan 2 raste, Viti 2 raste dhe me nga një rast komunat Dragash, Kamenicë, Malishevë dhe Ranillug.

Specialistët e shëndetit kanë kërkuar vazhdimisht nga qytetarët një kujdesje të shtuar në zbatimin e masave anti-covid. Sipas tyre, masat e listuara janë të thjeshta, por tepër të domosdoshme për të shkëputur përhapjen masive të infektimit në popullatë.