Kosovë

Vijon numërimi i votave të diasporës në Kosovë, verifikimi i tyre po zgjat procesin

Përditësimi i fundit: 22/02/2021 - 08:16
Text size Aa Aa

Pavarësisht shpalljes së Lëvizjes Vetëvendosje si fitues të zgjedhjeve, në Kosovë vijon procesi i numërimit të votave.

Aktualisht Qendra e Numërimit të Votave, po vijon procesin me votat e ardhura nga diaspora, gjithashtu edhe ato me kusht.

KQZ njofton se nga 26 mijë vota të diasporës të verifikuara deri më tani, 18,731 vota janë aprovuar, ndërsa 7,670 votues janë refuzuar për arsye të ndryshme. 

Korrespondenti i Euronews Euronews Albania  në Prishtinë, Jeton Musliu raportoi se më shumë kohë po merr verifikimit i votave sesa numërimit i tyre.

Sipas tij rreth 43 mijë pako me vota duhet të verifikohen nëse i plotësojnë kushtet ligjore dhe më pas të numërohen.

Po kështu, gazetari sqaroi se po verifikohet nëse personat që kanë dërguar votë me postë, kanë ardhur dhe ka votuar edhe në Kosovë.

Nuk ka ndonjë afat të caktuar se kur do të përfundojë ky proces, i cili sipas gazetarit ka gjasa të zgjatë.

Nëse nuk ka asnjë ankesë, pas përfundimit të numërimit të këtyre votave,  kemi edhe certifikimin e rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve të 14 shkurtit. 

Lexoni gjithashtu:

Përfaqësimi i pakicave në rrezik? Debati i ri në Kosovë pas zgjedhjeve

Dialogu Kosovë-Serbi, Uk Lushi: Të vazhdohet, SHBA nuk ka ndryshuar qasje

Tregime të lidhura