Kosovë

Dhunohet djali i politikanit serb, 30 persona sulmojnë me mjete të forta të riun në Graçanicë

Përditësimi i fundit: 23/02/2021 - 13:45
Text size Aa Aa

Djali i politikanit të njohur serb të Kosovës, Nenad Rashiç, është rrahur ditën e djeshme në momentin që po dilte nga shkolla.

Nikolla Rashiç, gjimnazit, është sulmuar nga rreth 30 persona në Graçanicë përballë ambienteve të shkollës.

Gazetari Jeton Musliu raportoi se në rrjet po qarkullon edhe një foto nga momentet e dhunës.

Nikolla Rashiç ka pësuar dëmtime të rënda në fytyrë dhe në kokë, ku sipas babait të tij i janë thyer dhëmbët.

Rasti është raportuar edhe në Policinë e Kosovës, e cila ka shoqëruar 8 persona, por ende nuk ka të arrestuar.

Ndërkohë, prokuroria kërkon masën e paraburgimit 30 ditë për të ndaluarit, mes të cilëve është edhe një person i mitur.

Sakaq, ka pasur edhe shumë reagime nga politika në Kosova, të cilët e kanë ndërlidhur këtë rast me sulmet dhe presionet që është duke bërë nga Beogradi përmes strukturave të ndryshime ndaj politikanëve serbë që janë duke pranuar pavarësinë e Kosovës.

Tregime të lidhura