Kosovë

Katër të vdekur në Kosovë nga Covid-19, shifrat e infektimeve mbeten të larta

Përditësimi i fundit: 23/02/2021 - 15:29
Text size Aa Aa

Gjatë orëve të fundit në Kosovë katër qytetarë kanë humbur jetën nga Covid-19. Instituti i Shëndetit Publik thotë se autoritetet përkatëse kanë kryer 2843 teste të dyshuara, ndërsa 368 kanë rezultuar pozitivë.

Që nga fillimi i pandemisë në Kosovë kanë humbur jetën 1579 persona, shifër kjo, e cila konsiderohet e lartë në raport me numrin e të infektuarve.

“Numri total i rasteve pozitive është 67.008 raste nga 291.847 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.579 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 241 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 58.600 raste, kurse numri i rasteve aktive është 6.829 “, thuhet nga IKSHPK-ja.

 

Rastet pozitive:

Prishtinë 211 raste, Gjilan 30 raste, Fushë-Kosovë 25 raste, Lipjan 15 raste, Ferizaj 14 raste, Pejë 12 raste, Obiliq 10 raste, Podujevë 9 raste, Gjakovë 5 raste, Graçanicë 5 raste, Suharekë 5 raste, Mitrovicë 4 raste, Shtime 4 raste, Vushtrri 4 raste, Kamenicë 3 raste, Viti 3 raste, Prizren 2 raste, Skenderaj 2 raste dhe me nga një rast komunat Deçan, Drenas, Istog, Kaçanik dhe Shtërpcë.

Ministria e Shëndetësisë ka kërkuar nga qytetarët të tregohen të kujdesshëm në zbatimin e masave anti-covid.