Kosovë

Presidenti apo kryeministri? Në Kosovë hapet debati për zgjedhjen e drejtuesve të shtetit

Përditësimi i fundit: 23/02/2021 - 07:27
Text size Aa Aa

Ndërkohë që pritet certifikimi i rezultatit të zgjedhjeve në Kosovë një tjetër debat është ndezur mes partive politike dhe njohësve të ligjeve e kushtetutës. Kush duhet të zgjidhet i pari Kryeministri apo Presidenti?

Që nga dorëheqja e Hashim Thaçit, postin e presidentin e mban Vjosa Osmani në kapacitetin e saj si kryetare e kuvendit.

Disa prej njohësve të ligjit në Kosovë mendojnë se me konstituimin e kuvendit te ri, duhet zgjedhur presidenti i republikës, sepse ushtruesi i detyrës së presidentit nuk mund të mandatojë dikë për të krijuar qeverinë e re.

Të tjerë juristë sjellin si shembull rastin e Jakup Krasniqi, i cili nga pozita e ushtruesit të detyrës së presidentit e kishte mandatuar Hashim Thaçin për kryeministër.

Glauk Konjufca,  nga VV thotë se kuvendi do të zgjedhë fillimisht kryeministrin e më pas presidentin e vendit.

E ndërsa krijimi i qeverisë për VV duke se nuk ka asnjë pengesë, pasi I duhen vetëm 61 mandate ne kuvend, zgjedhja e presidentit do të jetë një sfidë për të. Për zgjedhjen e tij duhen 80 vota.

Ende nuk ka ndonjë vendim nëse partitë do t’i drejtohen serish Gjykatës Kushtetuese për ta sqaruar ketë procedure.

Lexoni gjithashtu:

Qeveri e re në Kosovë, por probleme të vjetra, familjarët kërkojnë informacione se ku janë groposur viktimat e luftës

Vijon numërimi i votave të diasporës në Kosovë, verifikimi i tyre po zgjat procesin

Tregime të lidhura