#Kubi

Dominoja e reagimeve të (mos)njohjes së Kosovës nga Xhamajka

Nga: KUBI
Përditësimi i fundit: 21/02/2020 - 17:47
Text size Aa Aa

Euforia e së enjtes mbrëma nga liderët kosovarë për njohjen e pretenduar të shtetit të Kosovës nga Xhamajka, u shfry shpejt mëngjesin e së premtes duke u shndërruar në fiasko.

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ishte i pari që dha lajmin e mirë, i ndjekur nga Kryeministri Albin Kurti dhe politikanë të tjerë të lartë të Kosovës. Edhe ushtruesi i detyrës së Ministrit të Jashtëm në Shqipëri, Gent Cakaj, përshëndeti njohjen e re të shtetit të Kosovës.

Në orët e para të së premtes u zbulua një reagim në Twitter nga Ministrja e Jashtme e Xhamajkës, Kamina J Smith, e cila tha se “deri më tani Xhamjaka nuk e ka njohur Kosovën si shtet”. Ky reagim u bë në formën e ‘retweet’ të postimit origjinal të Thaçit.

Më vonë, Zyra e Presidentit në Kosovë njoftoi se informacioni për njohjen kishte ardhur nga Ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku. Edhe Ministri i Jashtëm i Kosovës, Glauk Konjufca konfirmoi të njëjtën gjë, duke thënë se Çitaku kishte dërguar një email ku lajmëronte njohjen.

Vlora Çitaku ende nuk kishte reaguar deri pas orës 18:00 të së premtes.

 

 

Tregime të lidhura