#Kubi

Rënia e monumentit të Enver Hoxhës përkujtohet në rrjetet sociale

Përditësimi i fundit: 21/02/2020 - 17:59
Text size Aa Aa

Më 20 shkurt të vitit 1991, në Tiranë, u rrëzua statuja e diktatorit Enver Hoxha. 29 vite kanë kaluar nga kjo ndodhi dhe ajo u përkujtua, jo në rrugë institucionale por nëpërmjet postimeve në rrjete sociale.

U vu re që shumë nga postimet përkujtimore në rrjetin social Twitter, ishin në gjuhën italiane.

Ndërkohë në rrjetin social Facebook, pjesa më e madhe e postimeve ishin nga pjesëtarë të opozitës. Ata kujtonin një nga simbolet e ardhjes së demokracisë në Shqipëri.

 

 

Më shumë nga të gjithë spikati statusi i ish kryetarit të Partisë Demokratike Sali Berisha, i cili duke përfituar nga rasti që Facebook nuk ka një limit karakteresh në hartimin e statuseve, kishte shkruar shumë lidhur me këtë ditë.

 

Në vazhdim të ditës ai postoi edhe një video me momente të rënjes së statujës me mbishkrimin “Nje rikujtese! Sb”. Video ka këngën “The Final Countdown” nga grupi Europe si kolonë zanore.

Por nuk kanë qenë vetëm politikanët ata të cilët kanë kujtuar dhe dedikuar mesazhe kësaj dite. Artisti Gentian Shkurti postoi një foto nga momenti i rënies së statujës por ndryshe nga fotot e zakonshme që përkujtojnë atë çast. Ai ndryshoi perspektivën e fotos dhe duket sikur statuja e Enver Hoxhës vazhdon të qëndrojë në këmbë ndërsa populli është duke u rrëzuar.

Tregime të lidhura