English

Kushtet e përdorimit

A. Përdorimi i faqes sonë të internetit

Kur përdorni faqen www.euronews.al ose çfarëdo faqe tjetër të lidhur me të, konsiderohet që ju keni rënë dakord me kushtet e përdorimit të tij. Nëse nuk jeni dakord me kushtet e përdorimit, atëherë mos e përdorni faqen tonë.

Ju mund të shkarkoni një kopje të çdo lloj materiali për përdorim personal, jo me qëllim reklamën, duke siguruar që:

  1. Nuk do të cënoni të drejtën e autorësisë.
  2. Nuk do të bëni asnjë modifikim në material.
  3. Nuk duhet të përdorni materialet për t’i lidhur me një produkt të caktuar, markë apo kompani.
  4. Nuk duhet të shkarkoni sasi të mëdha informacioni në një database (bazë të dhënash) të caktuar, i cili do të pengonte shkarkimin e materialeve në të ardhmen. Në mënyrë që të ruhet kjo, shkarkimi i materialeve nga faqe të tjera është i ndaluar.

Faqja e Euronews Balkans përmban materiale që kanë të drejtën të fotokopjohen, simbole dhe materiale të tjera që mbrojnë të drejtën e autorit duke përfshirë këtu edhe fotot, tekstet, videot, grafikët, muzikën, tingujt dhe programet.

E gjithë përmbajtja e faqes sonë të web-it në Euronews Balkans respekton të drejtën e autorit, bazuar në legjislacionin shqiptar të mbrojtjes së të drejtave të autorit. Ju nuk mund të modifikoni, publikoni, përktheni, transmetoni ose të merrni pjesë në shitje ose transferim materiali, të krijoni materiale të reja bazuar në to, të mos përfitoni nga materiali, qoftë i plotë apo i pjesshëm.

Ju mund të shkarkoni materiale nga faqja jonë vetëm për përdorim personal, përveç rasteve të parashikuara nga legjislacioni shqiptar për të drejtat e autorit. Asnjë kopjim, rishpërndarje, ritransmetim ose publikim me qëllim përfitimi, nuk do të lejohet pa lejen e Euronews Balkans dhe pronarit të materialit. Në rastet kur eshtë pranuar që të përdoret materiali, atij nuk i duhet bërë asnjë ndryshim dhe duhet të theksohet që keni marrë të drejtën e autorit për përdorimin e atij materiali.

Ju nuk duhet kurrsesi të postoni asnjë material në faqen tonë, pa bërë të ditur që materiali respekton të drejtën e autorit dhe që keni lejen e personit në fjalë për ta shpërndarë materialin. Ju, personalisht, do të mbani përgjegjësinë për çdo cenim që mund t’i bëhet të drejtave të autorit ose çdo cenim të mundshëm.

Çdo përdorim joligjor i kësaj faqeje, do të ketë përgjigje ligjore nga organet përkatëse.

B. Kontakti

Ju mund të na kontaktoni duke dërguar mesazh ose e-mail. Nëse ju vendosni të jeni pjesë e reagimeve, ju nuk duhet të:

  1. Mashtroni, abuzoni, dhunoni ose kërcënoni  të tjerët.
  2. Bëni asnjë deklaratë me përmbajtje urrejtjeje, raciste ose diskriminuese.
  3. Cënoni të drejtat e njeriut.
  4. Mbroni veprime joligjore ose të diskutoni për veprime joligjore me qëllim për t’i kryer ato.
  5. Postoni apo shpërndani çdolloj materiali që kërcënon ose dhunon një palë të tretë, ose ndonjë ligj.
  6. Postoni apo shpërndani materiale vulgare, të pahijshme qofshin ato imazhe apo fjalë.
  7. Cënoni të drejtat e autorit.
  8. Të bëni reklamë, të shisni të tjerët.
  9. Përdorni Feedback-un për qëllime reklame.
  10. Të postoni ose të shpërndani materiale që përmbajnë viruse ose materiale të dëmshme për faqen tonë.
  11. Bëni postime ose të shpërndani materiale që nuk kanë lidhje me materialet e shpërndara në buletinin tonë.

Ne kemi të drejtën për t’ju hequr nga Forumi në çdo kohë dhe për çdo arsye. Kur postoni një material në feedback, ju na jepni neve të drejtën e vazhdueshme, të pakthyeshme, të drejtën e ekskluzivitetit dhe të drejtën e përdorimit, riprodhimit, modifikimit, përshtatshmërisë, përkthimit, ekzekutimit dhe shfaqjes, gjithashtu krijimin e punëve të reja bazuar në të dhe t’i përdorim e shpërndajmë ato në çdo formë teknologjie të njohur deri tani dhe në ato që do të shfaqen në të ardhmen.

Kini parasysh që informacioni në Feedback nuk është gjithmonë i besueshëm. Ne nuk mbajmë përgjegjësi për sigurinë e informacionit të publikuar aty dhe për çdo veprim, që ju mund të merrni bazuar në të.

Nëse jeni nën moshën 18-vjeçare, lutemi që të merrni miratimin e prindit apo përfaqësuesit tuaj ligjor para se të bëheni pjesë e diskutimeve në faqen tonë. Mos publikoni asnjëherë të dhënat tuaja personale, si për shembull numrin e telefonit, adresën e shtëpisë apo adresën e e-mailit.

C. Klauzola e përgjegjësisë

Përmbajtja e Euronews Balkans që përfshin informacionet, logot, emrat, fotot, imazhet në lidhje me Euronews Balkans ose në lidhje me të, është i bazuar në bazat ”siç është“ dhe “është i disponueshëm” dhe në asnjë moment nuk ofron garanci, qofshin ato garanci për pëlqimin e diçkaje, përshtatje për qëllim të caktuar, moscënim, përshtatshmëri, siguri apo saktësi.

Ne nuk mund t’ju garantojmë juve se do të jeni i kënaqur, nëse bleni diçka nga linke apo faqe të ndryshme të lidhura në forma të ndryshme me faqen tonë. Ne nuk mbështesim asnjë lloj blerjeje, sepse nuk kemi vërtetuar saktësinë e informacionit apo produktit të ofruar nga ata.

D. Kufizimet e përgjegjësisë

Në asnjë lloj rrethane, por gjithsesi jo në kufijtë e neglizhencës, nuk mbajmë përgjegjësi për dëme të drejtpërdrejta ose jo, të veçanta apo jo të shkaktuara nga përdorimi i faqes apo paaftësia për ta përdorur atë si duhet, edhe pse ne ju kemi lajmëruar paraprakisht.

Euronews Balkans ju sugjeron që të kontrolloni fëmijët ndërkohë që përdorin faqen tonë. Euronews Balkans nuk mban përgjegjësi për pasojat, që mund të kenë fëmijët nga përdorimi i faqes sonë.

E. Modifikimi i faqes sonë

Ne kemi të drejtën tonë që në çdo kohë në privatësi të plotë të ndryshojmë, të modifikojmë, të heqim ose të shtojmë secilin nga kushtet e sipërpërmendura. Ju lutemi të kontrolloni ndryshimet herë pas here. Nëse ju vazhdoni të përdorni faqen edhe pas ndryshimeve të bëra, kjo nënkupton që ju jeni dakord me ndryshimet.

Ne në çdo moment mund t’ua mohojmë hyrjen në faqen tonë, nëse ju keni dështuar në plotësimin e të gjitha kritereve. Pas mohimit të hyrjes në faqen tonë, ju duhet të shkatërroni të gjitha materialet e shkarkuara nga faqja jonë, edhe nëse i keni marrë ato në kohën kur kishit të drejtë hyrjeje.

F. Dispozitat e Përgjithshme

Këto kushte janë krijuar dhe do të zbatohen në përputhje me legjislacionin shqiptar.

Politika e Privatësisë

Euronews Balkans është i përkushtuar në ruajtjen e të dhënave tuaja personale. Kjo politikë privatësie ka si qëllim t’ju bëjë juve me dije se çfarë lloj informacionesh mund të mbledhim dhe si mund t’i përdorim ato. Kjo politikë privatësie është e vlefshme për këdo që përdor të paktën një nga shërbimet e Euronews Balkans online, faqen e web ose programet e ngjashme, që ju lejojnë të shikoni ose të dëgjoni përmbajtje nga Euronews Balkans.

Ju lutemi ta lexoni me kujdes këtë politikë privatësie dhe kushtet e përdorimit në lidhje me shërbimet tona. Përdorimi i faqes sonë Euronews Balkans nënkupton se ju jeni dakord me politikën e privatësisë dhe me kushtet e përdorimit.

  1. Politika e Privatësisë

a) Informacionet tuaja personale që ofrohen nga ju dhe ne i mbledhim.

Kur ju përdorni shërbimet e Euronews Balkans online, ne mund të marrim ose të mbledhim informacionet tuaja personale.

Informacionet personale që ju na ofroni:

Gjatë procesit të regjistrimit për përdorimin e faqes sonë, ju na ofroni vullnetarisht informacione të tilla si adresa juaj e e-mailit.

Për të qenë më të qartë, ju na jepni adresën tuaj të e-malit në momentin që abonoheni në faqen tonë, në mënyrë që të merrni gazetën tonë online, ose ju mund të na jepni e-mailin tuaj në momentin që doni të jeni pjesë e programeve tona interaktive. 

Informacionet personale që mbledhim ne:

Përveç asaj që përmendëm më sipër, ne marrim edhe të dhënat tuaja të IP ose të dhëna të tjera të siguruara nga OS, për të parë sesi përdoret faqja e Euronews Balkans online.

b) Si i përdorim ne të dhënat tuaja personale?

Ne i përdorim të dhënat tuaja përsonale për:

– T’ju lejuar të përfitoni nga shërbimet e Euronews Balkans Online Services.

– T’ju siguruar një lundrim të qetë në faqen tonë.

– T’ju siguruar ju me programet e ndryshme publicitare.

– T’ju dërguar lajmërime të ndryshme në aplikacionet e Euronews Balkans.

– Të aktivizuar programin tonë të analizës. Ky program na lejon neve të masim dhe analizojmë informacione në lidhje me përdorimin tuaj të shërbimit të Euronews Balkans online. Ne mund të përdorim këtë informacion për të siguruar një efektshmëri më të lartë të faqes sonë online dhe kështu të rrisim cilësinë e shërbimit.

c) Masat e marra për të mbrojtur të dhënat tuaja

Ne do të ruajmë privatësinë e të dhënave tuaja, përveç rasteve kur dhënia e tyre është kërkuar nga ligji ose për çështje teknike.

Në fakt, të dhënat tuaja personale mund t’ju transmetohen disa programeve të ndryshme, në mënyrë që të sigurohet funksionimi optimal i Euronews Balkans Online Services, si për shembull, rasti kur ju shpërndani një artikull në aplikacione të dorës së tretë si Facebook apo Twitter.

Ne i ruajmë të dhënat tuaja për aq kohë sa është e nevojshme, për të siguruar funksionimin optimal të Euronews Balkans Online Services.

Euronews përdor të dhënat tuaja, vetëm për arsyet e përmendura më poshtë, dhe nuk i përdor për asnjë lloj arsyeje tjetër.
Objektivi ynë është të mbledhim dhe të përdorim vetëm informacionin, që ne besojmë se është i nevojshëm për përmirësimin e funksionimit të Euronews Balkans Online Services, në mënyrë që të kuptojmë më mirë interesat tuaja dhe të përmirësojmë eksperiencën tuaj duke përdorur faqen tonë.

d) Kuadri ligjor: E drejta e hyrjes, modifikimit dhe abrogimit

“PËR MBROJTJEN E TË DHËNAVE PERSONALE”
Në Shqipëri, ligji “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”  Nr. 9887, datë 10.03.2008, ju keni të drejtën të kërkoni bllokimin, korrigjimin ose fshirjen e të dhënave pa pagesë, kur na vini në dijeni se të dhënat tuaja nuk janë të rregullta, të vërteta, të plota ose janë përpunuar dhe mbledhur në kundërshtim me dispozitat e këtij ligji.

Ju mund ta ushtroni të drejtën tuaj duke dërguar këtë letër në këtë adresë:
Euronews Balkans

Adresë: Rruga “Rezervat e Shtetit”

Tiranë, Shqipëri

NIPT: L82305012L

Nëse keni ndonjë pyetje ose koment në lidhje me politikën e privatësisë, ju mund të na kontaktoni duke na dërguar një email.

  1. Përmbajtja që na dërgoni ju

2.1 Në platformat tona lineare dhe jolineare, ne mund t’ju kërkojmë të bëheni pjesë e jona, duke na dërguar materiale që do të donit t’i ndanit me ne, si për shembull video, foto apo tekste në mënyrë që të përdoren nga Euronews Balkans Media.

2.2 Ju do të deklaroni dhe garantoni se keni të gjitha të drejtat, licensat, miratimet dhe autorizimet e kërkuara për të lejuar median që të përdorë materialin e ofruar nga ju, në përputhje me kushtet e përmendura më sipër. Si pasojë, ju nuk duhet të shpërndani materiale që nuk i keni bërë vetë, ose të përdorni elemente të krijuar nga pala të treta, nëse nuk e keni marrë miratimin e tyre.

2.3  Ju garantoni se nuk do t’i ofroni grupit mediatik asnjë material, ku të drejtat e autorit të të cilit mbahen nga një palë e tretë, vetëm nëse ju keni marrë autorizim formal nga ana e tyre për t’i dhënë të drejtat grupit mediatik të specifikuar në Artikullin 2.2.

2.4 Ju do të mbani të gjitha të drejtat intelektuale për materialin e bërë nga ju, por ju duhet t’i jepni të drejta të kufizuara edhe grupit. Kur ju dërgoni një material tek Euronews Balkans, ju i ofroni medias një të drejtë joekskluzive, të transferueshme, të papaguar për të gjithë botën, që gjatë periudhës së të drejtës së kopjimit, të prodhojë, shpërndajë dhe të krijojë materiale të reja të bazuara në të, gjithmonë në përputhje me aktivitetin e grupit mediatik.

2.5 Në këtë pjesë, ne mund t’ju kërkojmë të na dërgoni të dhënat tuaja personale si fotografinë, emrin dhe mbiemrin tuaj. Ju duhet të na dërgoni së bashku me to edhe miratimin tuaj për shumëfishimin dhe shpërndarjen e tyre.