Maqedoni e Veriut

Talat Xhaferi për Euronews Albania: Marrëdhëniet ndëretnike më të qeta, por ende të brishta

Përditësimi i fundit: 10/12/2019 - 20:02
Text size Aa Aa

Kryetari i Parlamentit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi në një intervistë ekskluzive për Euronews Albania me Franko Egron, foli për disa çështje të rëndësishmë që kanë prekur Maqedoninë e Veriut. I pyetur rreth shpalljes së zgjedhjeve të parakohshme të kryeministrit Zaev pas moshapjes së negociatave, Xhaferi e cilësoi si një reagim të përshpejtuar.

Ai gjithashtu e mohoi idenë për krijimin e një koalicioni me Lidhjen Socialdemokrate të Maqedonisë, pasi sipas tij nuk janë krijuar ende kushtet që të shkohet në koalicion të përgjithshëm parazgjedhor.

Përsa i përket pakënaqësisë nga ana e Bashkimit Demokratik për Integrim lidhur me faktin që partia e Zaev ka fituar goxha terren politik edhe në rrethet e shqiptarëve, Xhaferi e pohoi duke thënë se ky vendim është i qytetarëve dhe e respektojnë.

Ndër temat e diskutimit është dhe implikimi i gjuhës shqipe si detyrim ligjor, për të cilin Xhaferi u shpreh se si ligj i ri ka vështirësitë e veta, por çdo individ duhet të përballet me zbatimin e tij.

Kryetari i Parlamentit të Maqedonisë së Veriut teksa foli për një qetësim të marrëdhënie ndëretnike, u pyet edhe rreth asaj që njihet si Minischengeni Ballkanik dhe refuzimin total të kësaj nisme që i kanë bërë përfaqësuesit politikë të shtetit të Kosovës. Rreth kësaj çështje, Xhaferi tha se relacionet e bisedimeve Prishtinë-Serbi, duhet të jenë pjesë përbërëse e kësaj iniciative.

Zoti Kryetar, të futemi pak në politikën e brendshme të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Pas moshapjes së negociatave midis BE dhe Shkupit, kryeministri Zoran Zaev, shpalli zgjedhjet e parakohshme të 12 prillit, ju si e vlerësoni këtë nismë të tij?

Pritshmëritë tona kanë qenë mjaft optimiste që kësaj rradhe vendi të merrte ftesën dhe të hapeshin negociatat. E gjithë kjo bazohej që vet BE i kishte bërë vleresime progres-raportit, që në maj të 2019 që e kishim dorezuar. S’do mend që edhe dëshpërimi ishte i madh në kontekst të pritshmërive, por ne e dimë që ai gabim ka të bëjë në rradhë të parë me raportet vet brenda BE-së dhe nevojës per riorganizim dhe vlerësim të procesit brenda BE. Nuk duhet që si institucione të na kaplojë ai dëshpërim. Ai dëshpërim ka qenë afatshkurtër dhe ne, mbartës të këtyre institucioneve, i jemi kthyer rrugës së përmbushjes së gjithë procesit riformues dhe përpjekjeve që në periudhën pasuese të mund të arrijmë cakun përfundimtar, që në Samitin në Zagreb të arrihet dhënia e datës dhe hapja e negociatave.

Si përfaqësues i organit më të lartë, më intereson opinioni juaj përsa i përket një koalicioni të mundshëm parazgjedhor me Lidhjen Socialdemokrate të Maqedonisë. Vetë kryeministri Zaev në kuadër të këtij emisioni, është shprehur se është i hapur për një koalicion parazgjedhor, që nuk ka ndodhur ndonjëherë deri më sot, përsa i përket bashkëpunimit me ju për zgjedhjet e 12 prillit. E mbështesni dhe ju këtë gjë?

Ti referohem pyetjes së qëndrimit të kryeministrit ndaj moshapjes së negociatave. Personalisht mendoj që ka qenë një reagim i përshpejtuar. Institucionet nuk kanë kurrfarë përgjegjësie dhe analize, për vetë faktin që ishin të parapërcaktuara dhe të notuara për arritjet tona, por është një arritje që subjektet politike i kanë bërë të gjitha veprimet dhe masat e marra. Ka qenë vendim unanim i subjekteve politike. U dha mundësi dhe njëherë qytetarëve të japin një mandat të ri. Çdo nismë që është në Parlament, unë jam i obliguar ta vendos para Pleniumit që ta aprovoj.

Përsa i perket pyetjes së dytë, për koalicionin, mendoj që duhet t’i paraprij një konsensus i përgjithshëm për vendimarrjen politike në vend. Të vendoset nje sistem i konsesualitetit për shumë çështje, që kanë të bejnë më fatin e qytetarëve dhe vendit si institucione dhe konkretisht mendoj që për atë ide, ende nuk janë krijuar parakushtet që mund të llogaritet që të shkohet në koalicion të përgjithshëm parazgjedhor, në kontekstin cila eshtë fryma e organizimit politik dhe institucional.

Ka një lloj pakënaqësie nga ana e Bashkimit Demokratik për Integrim lidhur me faktin që partia që drejton kryeministri Zaev ka fituar goxha terren politik edhe në rrethet e shqiptarëve.

Po, është pakënaqësi e Partisë Demokratike për Integrim. Ai është vendim i qytetarëve dhe e kemi respektuar, dhe angazhimi ynë është konform gjithë institucioneve dhe spektrit politik që kemi në vend, të riorganizohemi, të rivlerësojmë pozicionin tonë para elektoratit tonë, qytetarëve tanë, dhe ne përgjithësi përpara gjithë institucioneve.

Zoti Kryetar një nga sukseset tuaja si kryetar i Parlamentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, është dhe përdorimi i gjuhës shqipe si gjuhë e dytë zyrtare, por megjithatë gjatë bisedave që kam zhvilluar kam kuptuar, që ka institucione shtetërore që tregohen ende kokëfortë në aplikimin e këtij vendimi. Çfarë duhet të bëjë Parlamenti dhe Qeveria më pas për ta implementuar një detyrim të tillë ligjor?

Pikë së pari nuk e konsideroj se është sukses i imi individual, ai është subjekt i deputetëve që kanë punuar me dinjitet për idenë për gjuhën shqipe si gjuhë e dytë zyrtare për Republikën e Maqedonisë së Veriut. Menaxhimi i seancës plenare në të cilën miratohet ligji, mund të konsiderohet si një nga përvojat që kam pasur në parlament më të mirën e mundshme. Ajo llogaritet dhe si aspekt individual, si mbartës i funksionit, si dhe vet funksioni më obligon që dhe disa çështje duhen patur në konsideratë për kontekstin e përgjithshëm në vend.  Unë mendoj që pozicionin që mbart, kam arritur të menaxhoj situatën për menaxhimin e ligjit. Ligji përcakton të gjitha aspektet dhe obligimet në kontekst të përdorimit të gjuhës. Ligji sanksionon themelimin e agjencionit të veçantë i cili do të mbajë llogari për kualitetin, çka është aspekti gramatikor dhe linguistik i përdorimit të gjuhës shqipe dhe sanksionon themelimin e institucionit të veçantë, i cili do të merret me kontrollin dhe mbikqyrjen e kryerjes së obligimeve që dalin nga ky ligj. Ka kaluar edhe ligji për hapjen e Inspektoriatit për mbikqyrjen e zbatimit të ligjit të përdorimit të gjuhëve, kryesisht gjuhës shqipe dhe është në fazën e mbushjes së personelit, i cili do të merret kryesisht me këto çështje. Por ne bëjmë edhe ndikimin anësor që ka ligji që të vihet në funksion. Ne si parlament kemi arritur në fazën përfundimtare, që gjuha të përdoret në nivelin e duhur. Normal që është një ligj i ri që është në zbatim gati 8 muaj, ka vështirësitë e veta, ka konceptet e veta, ku çdo individ duhet të përballet me zbatimin e tij.

Duke qenë se jemi tek kjo pikë dhe unë e di ndjeshmërinë tuaj ndaj kësaj çështje, doja të merrja opinionin tuaj, përsa i përket mirëkuptimit ndëretnik. Unë e kam vizituar shpesh Maqedoninë edhe në kohën para luftës, në kohën e luftës dhe pas luftës dhe ndjej një relaksim të raporteve etnike.

Unë mendoj që ka një relaksim të marrëdhenieve ndëretnike, ato janë të brishta ende sepse ka elementë që qasjen e kanë të ndryshme. Përsa i përket çështjes së konceptit të shoqërisë multietnike, multikonfensionale, multikulturore siç është Republika e Maqedonisë së Veriut dhe besoj se kërkon dhe kohën e vet të duhur që ky sistem të vendoset në proces. Fakti që Bashkimi Demokratik për Integrim dhe një pjesë e konsiderueshme e shqiptarëve në raundin e dytë kanë mbështetur kandidatin për President nga komuniteti maqedonas, është një gur themeli që kontribon në një relaksim të raporteve të përgjithshme. Gjithsesi kujdesi, toleranca duhet të jenë elemente përgjegjëse që të zbatohet deri në fund kjo procedurë.

Ajo që unë do të doja opinionin tuaj është dhe çështja që është etiketuar si Minishengen e Ballkanit. Është një ide e nisur nga Presidenti i Maqedonise, Kryeministri i Shqipërise, parlamenti i Serbisë. Ato mbeshteten mbi katër parimet bazë, mbi të cilat mbështetet edhe vetë Bashkimi Evropian, por i vetmi shqetësim është refuzimi total që i kanë bërë kësaj nisme, të gjithë përfaqësuesit politikë të shtetit të Kosovës, si ata që janë aktualisht në pushtet si ata që do vijnë nesër në pushtet. Ju si e shpjegoni një fenomen të tillë?

Idetë e bashkëpunimit nuk janë ide negative që duhet t'i shohim në kontekstin negativ. Aspekti dhe konteksti politik i mundshëm, është çështje që nuk i ka të gjitha aspektet të definuara deri në fund në çfarë forme do të vazhdojë bashkëpunimi. Baza e këtij bashkëpunimi është në procesin e Berlinit si vazhdimësi, është pjesë kombëtare e obligimeve tona për aderim në BE dhe NATO. Duhet me pas konsideratë që ide të tilla, mos të paragjykohen pa i vlerësuar plotësisht.
Fakti që Kosova nuk merr pjesë ndoshta lidhen dhe me faktin para dhe postzgjedhor në Republikën e Kosovës. Ende nuk ka institucione të reja që kanë dalë nga zgjedhjet e reja, por mbi të gjitha ato janë çështje të vendimarrjes së Republikes së Kosovës, dhe ne kontekst të bisedimeve të zhvilluara që janë ndërprerë në Bruksel mes Beogradit dhe Prishtinës, mendoj që në një farë forme do të kontriboj dhe ky proces. Për zgjidhjen e çështjes së bisedimeve, relacionet e bisedimeve Prishtinë-Serbi, duhet të jenë pjesë përbërëse e asaj inciative, nisme.

Pra ju e quani gur themeli këtë raport në kuadrin e mirëfunksionimit  për gjithë Minishengenin Ballkanik.

Rezultatet e kësaj nisme do të shihen pak më gjatë se 1 vit ose 2. Si nismë nuk duhet paragjykuar apo hequr dorë. Dikush e definuar si Jugosllavi e re, unë mendoj që nuk janë parakushtet dhe rrethanat që të jetë një Jugosllavi e tillë. Në kontekst, Shengen ne i kemi ato raporte mes vendeve në Ballkan që janë jashtë BE-së, për faktin që ne të gjithë mes vendeve tona lëvizim me karta identiteti. Është liria e lëvizjes së qytetarëve, në raport të marrëdhënieve të punës siç referohet. Një çështje është dhe levizja e lirë e fuqisë punëtore në të gjitha vendet, por ato janë çështje që duhet të marrin formën e mundesisë institucionale. Kjo ende është ide. Kjo ende po përpunohet, por forma institucionale, me çfarë konteksti do të shkojë, është çështje që duhet përcjellë dhe analizuar në tëresi.

Tregime të lidhura