Maqedoni e Veriut

Marrëveshja për Ligjin e Prokurorisë në RMV, gati votat e deputetëve për ta kaluar në Kuvend

Përditësimi i fundit: 10/02/2020 - 13:15
Text size Aa Aa

Partitë politike në Maqedoninë e Veriut bien dakord për Ligjin për Prokurorinë Publike, duke siguruar 80 vota deputetësh për miratimin e tij. Mbrëmë vonë u arrit marrëveshja me grupin e deputetëve të pavarur, të përjashtuar nga VMRO-DPMNE-ja.

Ligji parashikon që përgjimet e publikuara nga Zoran Zaev në vitin 2015 nuk do të merren më si provë në procese gjyqësore. Në këtë ligj është përfshirë edhe kërkesa e partive shqiptare për përdorimin e gjuhës shqipe në Prokurori, pasi deri tani prokuroritë komunikonin vetëm në gjuhën maqedonase.

 Megjithatë, nuk u pranua kërkesa e partive shqiptare që Prokurori për krim të organizuar të zgjidhet me votim të dyfishtë në Kuvend, duke marrë edhe pëlqimin e shumicës së deputetëve shqiptarë. Në vend të kësaj, Ligji parashikon që shefi i prokurorisë për krim të organizuar të zgjidhet nga vetë prokurorët.

Tregime të lidhura