Maqedoni e Veriut

Maqedonia e Veriut ratifikon Protokollin për anëtarësim në Aleancën e Atlantikut të Veriut

Përditësimi i fundit: 11/02/2020 - 15:04
Text size Aa Aa

Maqedonia e Veriut ka ratifikuar Protokollin për anëtarësim në Aleancën Veri Atlantike. Me nderimet më të larta shtetërore, u mbajt seancë solemne me prezencë të korit diplomatik, përfaqësuesve të lartë nga Parlamentet e Shqipërisë, Malit të Zi, Kroacisë dhe Bullgarisë dhe përfaqësuesve nga NATO. Kështu, Maqedonia e Veriut është vetëm një hap larg të qenurit anëtare e plotfuqishme e NATO së.

Vetëm një nga shtetet anëtare të NATO së, që është Spanja, ende nuk e ka ratifikuar Protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut pasi rregullat janë që pasi të gjithë parlamentet e vendeve anëtare të ratifikojnë protokollin, shteti që pretendon anëtarësimin duhet ta finalizojë atë. Por, kjo nuk e pengon Maqedoninë e Veriut të përfundojë pjesën ceremoniale të vendosjes së flamurit dhe votimit të protokollit, ndërsa ky veprim merr vlefshmëri të mëvonshme. 

Kur të votojë protokollin edhe Parlamenti i Spanjës, protokolli për anëtarësim do të hyjë në fuqi dhe Maqedonia e Veriut do të bëhet shtet i plotfuqishëm i NATO-s. 

Për Maqedoninë e Veriut ishte e rëndësishme që ky proces të përfundonte para shpërbërjes së Kuvendit pasi që zgjedhjet e parakohshme parlamentare do të shtynin anëtarësimin edhe për disa muaj të tjerë. 

Integrimi i Maqedonisë në NATO nuk lidhet me anëtarësimin në BE, por do ta ndihmojë në kurimin e imazhit pozitiv karshi shteteve që do të vendosin për nisjen e negociatave për Bashkimin Europian.

Tregime të lidhura