Maqedoni e Veriut

Maqedonia e Veriut merr masa kundër coronavirusit

Përditësimi i fundit: 24/02/2020 - 15:01
Text size Aa Aa

Pas përhapej në masë të Coronavirusit në Itali, vend në të cilin jetojnë më shumë se 64 mijë shtetas nga Maqedonia e Veriut, autoritetet shëndetësore janë përgatitur për t’u ballafaquar me raste të mundshme të infektimit që mund ta përcjellin shtetasit që do kthehen në vendin e tyre. Në zonat e prekura si Veneto dhe Lombardi, ka mbi 16 mijë shtetas të Maqedonisë së Veriut. 

Maqedonia e Veriut, ashtu edhe si vendet e tjera të Ballkanit deri tani nuk kanë raportuar për persona të infektua nga virusi vdekjeprurës.

Një ndër masat për parandalimin e hyrjes së personave të infektuar që më pas mund ta përhapë, zyrtarët e Ministrisë së Shëndetësisë së RMV-së ushtrojnë kontroll në aeroporte dhe pikat e hyrjeve kufitare me skanera që identifikojnë temperaturën e trupit të udhëtarëve.

Tregime të lidhura