Maqedoni e Veriut

Lajm i mirë nga Shkupi, pacienti zero del nga spitali. Mjeku: Të afërmit rezultuan negativë gjithë kohën

Përditësimi i fundit: 16/03/2020 - 17:11
Text size Aa Aa

Edhe pse COVID-19 po shtrihet me shpejtësi në të gjithë Evropën, nga Maqedonia e Veriut vjen një lajm i mirë teksa pacientja 0, një 50-vjeçare e cila rezuloi me COVID-19 dy javë në parë pasi ishte kthyer nga Italia, është shëruar.

Mjeku Fadil Cani, në një lidhje ‘live’ nga Shkupi për Euronews Albania, sqaroin se pacientja është në gjendje të mirë shëndetësore dhe i rekomandohet që pas kësaj periudhe 2 javore të qëndrojë në vetizolim në shtëpi.

Ai tha se pacientja u trajtua me antivirotikë dhe me antibakteriale, pasi kishte komplikime të një pneumonie.

“Në terapinë e vendosur pacientja reagoi mirë dhe rezultoi që ajo të shërohet shumë shpejt dhe pas trajtimit 2-javor në terapi intensive, gjendja u përmirësua. Pas 2 testimeve të njëpasnjëshme pacientja rezultoi negative me COVID-19”, - tha mjeku.

Por çudia më e madhe në rastin e Maqedonisë është fakti se të afërmit e pacientes, që kanë qëndruar pranë saj vazhdimisht, dhe pasagjerët që kishin udhëtuar me të nga Italia, kanë rezultuar negativë me COVID-19.

Mund të lexoni gjithashtu:

 

Tregime të lidhura