Maqedoni e Veriut

Shërohet pacientja e parë e infektuar me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut

Përditësimi i fundit: 16/03/2020 - 11:36
Text size Aa Aa

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut ka bërë me dije se një paciente është shëruar nga COVID-19. Sipas ministrisë, pacientja është dërguar në shtëpi dhe po mbahet e izoluar dhe në kontroll mjekësor.

Pacientja është testuar për herë të dytë sipas rekomandimeve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe në fund ka rezultuar negative. Gjendja e personave të tjerë të infektuar nga COVID-19 raportohet e qëndrushme dhe pa probleme të theksuara për jetën.

Maqedonia e Veriut ka marrë një sërë masash për të bërë parandalimin e përhapjes së shpejtë të virusit vdekjeprurës COVID-19. Ky virus ka krijuar frikë dhe panik në shumë vende të botës, ndërsa agresivitetin e tij e tregojnë shifrat e të vdekurve dhe numri i personave të infektuar.

 

Tregime të lidhura