Maqedoni e Veriut

Shkon në 70 numri i të infektuarve me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut

Përditësimi i fundit: 20/03/2020 - 15:37
Text size Aa Aa

Ka shkuar në 70 numri i personave të infektuar me coronavirus në Maqedoninë e Veriut. Gjatë ditës së sotme, nga testimi i 43 personave, kanë rezultuar tre raste të reja pozitivë.

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipce bëri të ditur se një nga të infektuarit ishte kthyer nga Serbia, ndërsa dy të tjerët janë gjyshi dhe gjyshja e një të infektuaraje.

“Numri i përgjithshëm i të të testuarve është 43 prej të cilëve 3 janë pozitiv. Numri i të infektuarve tani në vendin tonë ka arritur në 70 pacientë. Qytetet ku ka pacient, Shkup, Dibër, Gostivar, Shtip dhe Ohër. Pacientja që është në aparate të frymëmarrjes ka hyrë në fazë kritike”, ka deklaruar ministri i Shëndetësisë.

Ndërkohë nga dita e hënë, Maqedonia e Veriut do të hapë dhe dy pika të reja ku mund të kryhet testi i coronavirus.

Tregime të lidhura