Maqedoni e Veriut

Viktima e parë nga COVID-19 në Maqedoninë e Veriut, 57-vjeçarja rezultoi negative në dy teste, virusi u konstatua pas vdekjes

Përditësimi i fundit: 22/03/2020 - 15:20
Text size Aa Aa

Në Maqedoninë e Veriut është regjistruar viktima e parë nga COVID-19. Ajo është një grua 57-vjeçare nga Kumanova.

Prania e coronavirusit është konstatuar tek viktima pas vdekjes, ndërsa kishte rezultuar dy herë negative në testet e kryera sa ishte me simptomë.

Numri i të prekurve me coronavirus në Maqedoninë e Veriut ka mbërritur në 114 raste, me 29 raste të reja vetëm gjatë ditës së sotme.

Ndërkohë, duket se Dibra e Madhe nuk është më epiqendra e vetme e sëmundjes. Raste të shumta janë identifikuar edhe në Shkup, Shtip, Kavadar, Gostivar dhe Ohër.

Mund të lexoni gjithashtu:

Maqedonia e Veriut shpall gjendjen e jashtëzakonshme për 30 ditë

U diagnostikua me COVID-19, rrëfimi i mjekut nga Dibra e Madhe: Kam frikë vetëm për nënën e moshuar, uji ilaçi më i mirë

Tregime të lidhura