Maqedoni e Veriut

Shënohet viktima e dytë në Maqedoninë e Veriut, 136 të infektuar

Përditësimi i fundit: 23/03/2020 - 18:07
Text size Aa Aa

Maqedonia e Veriut ka shënuar viktimën e dytë nga coronavirusi, ndërsa numri i të infektuarve ka shkuar në 136 persona. Dy viktimat janë një 57-vjeçar nga Kumanova dhe një 63 vjeç nga Dibra.

Venko Filipce, ministri i Shëndetësisë, ka bërë të ditur se janë hapur 14 qendra të reja ku mund të kryhet testimi për ata persona që dyshohet se kanë prekur nga virusi vdekjeprurës.

“Çdo qytetar mund të lajmërohet tek mjeku amë, do t’i tregoj simptomat, pastaj mjeku amë vendos nëse pacienti duhet të testohet apo jo, në rast se po atëherë do të riorientohet për testim”, ka deklaruar ai.

Ministri shtoi se vendi gjendet në fazën e rritjes së numrit të pacientëve të prekurve nga ky virus dhe theksoi se është e nevojshme për rritjen e masave.

Ndërkohë rreth 8 mijë qytetarë ndodhen në izolim vullnetar, kurse 600 të tjerë janë në izolim të detyruar. Për ata persona që nuk respektojnë izolimit, policia ngre kallëzim penal.

Tregime të lidhura