Maqedoni e Veriut

Rritet numri i të infektuarve në RMV, në total 201 të prekur nga COVID-19

Përditësimi i fundit: 26/03/2020 - 14:06
Text size Aa Aa

Në Maqedoninë e Veriut kanë rezultuar edhe 24 persona të tjerë me COVID-19 duke e çuar kështu numrin total të të infektuarve në 201. Ministria e Shëndetësisë njoftoi publikisht se dy persona të tjerë janë shëruar nga COVID 19,  ndërsa tani do të vijojnë trajtimin në shtëpinë e tyre për 14 ditët e ardhshme, sipas protokolleve të caktuara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Të infektuarit e 24 orëshit të fundit janë kryesisht nga kryeqyteti i Maqedonisë së Veriut, Shkupi, dhe në total numrat janë si vijon:

-Shkup - 123 të infektuar

-Dibër - 43 të infektuar, dy të ndjerë

-Kumanovë - 15, një i ndjerë

-Shtip - 8

-Veles - 3

-Ohër - 3

-Kavadar - 2

-Prilep - 2

-Gostivar - 1

-Tetovë - 1.

Ashtu siç kanë bërë vendet e tjera, edhe në Maqedoninë e Veriut autoritetet shtetërore kanë aplikuar masa të forta duke penguar lëvizjen e mjeteve dhe të qytetarëve në rrugët e vendit. Lëvizja e qytetarëve është caktuar në dy fasha duke ndarë të moshuarit nga grupmoshat e reja.

Tregime të lidhura